Ali Këlcyra
(lindi më 28 Maj të vitit 1891 dhe vdiq me 24 Shtator të vitit 1964)

Ndryshe
njihet edhe si Ali Bej Klisura (versioni grek i emrit Këlcyrë) I lindur në
Këlcyrë të rrethit të Përmetit, shkoi për studime në Stamboll dhe mbaroi doktoraturën
për drejtësi në Romë. Më pas mori pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe në luftën
kundra pushtuesve italianë në verën e vitit 1920. Nga viti 1921 deri në vitin
1924 ishte në parlament ku dhe mbështeti
Fan Nolin. Ai kujtohet si një orator i zoti dhe i përdorte aftësitë e tij kundra Ahmet Zogut dhe mbështetësve të tij. U largua nga atdheu pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, dhe drejtoi Bashkimin Kombëtar nga jashtë shtetit. Regjimi i Zogut e dënoi me vdekje disa herë. Ali Këlcyra ishte midis figurave kyçe të rezistencës së Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u detyrua të largohej nga vendi në 1944 kur komunistët erdhën në pushtet. Bashkë me Mit'hat Bej Frashëri u përpoqën të mbanin Ballin Kombëtar gjallë nga jashtë shtetit gjersa Balli u nda në disa pjesë dhe e humbi fuqinë e tij. Ali Këlcyra më vonë transmetoi programe lajmesh në gjuhën shqipe nga Perëndimi. Vdiq në moshën 73 vjeçare në Romë.

Ali Këlcyra në Romë |
Varri i Ali Këlcyrës në Romë |
Mit'hat Frashëri, Ali Këlcyra me të shoqen Avdie Vrioni dhe e bija Hana Këlcyra në Bari të Italisë |