Etimologjia: Emërtimi i qytezës
së Këlcyrës vjen nga fjala latine clausura (klauzura) dhe në greqisht κλεισούρα (klisura) e cila rrjedhon nga fjala do të thotë vend i mbyllur, vend
i ngushtë, dhe rrënja e foljes κλείνω (klino) që do të thotë mbyll. Pra me
një fjalë Këlcyrë do të thotë grykë (mali). Është quajtur kështu sepse Këlcyra
ndodhet midis dy maleve Trebeshinës dhe Dhëmbelit. (Dmth kur themi Gryka e Këlcyrës është njëlloj sikur të themi gryka e grykës)
Këlcyra është një qytezë e
vogël e cila ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në krahun e djathtë të Lumit
Vjosë. Edhe pse historia e saj fillon më parë se 2000 vjet më parë nuk kanë
ngelur shumë monumente të lashta historike. Në malin Trebeshinë ndodhen ende
rrënojat e mureve të kalasë ilire, mund të shihen akoma gurët në formë
drejtkëndore të cilat formonin muret përreth. Kjo kështjellë ka qënë ndërtuar
në shekujt IV - III para Krishtit. Në vitet 470 para Krishtit, si mbet i
Këlcyrës referohet mbreti Admed. Në vitin 167 p.K. qyteti ra në duart e
batalionëve romakëve të cilat drejtoheshin nga Aemilius Pavlus. Me ndarjen e
perandorisë romake Këlcyra si dhe gjithë Shqipëria u bënë pjesë e Perandorisë
Bizantine. Vendi është nën sundimin e Perandorisë Osmane gjatë viteve 1500 -
1900. Në qitapet e burimeve osmane të vitit 1431, Këlcyra referohet si qendra e
vilajetit të Këlcyrës. Vetë Ali Pasha kishte ndërtuar mbi gërmadhat e qytetit
të vjetër një kala që ekziston akoma dhe sot.